‘FRPD Talks’/ Këlliçi: Të hapim një kapitull të ri të promovimit meritokracisë brenda PD

0
98

Forumi Rinor i Partisë Demokratike prezanton sot nismën ‘FRPD Talks’. I ftuar në aktivitet është edhe kryetari i të rinjve republikanë në SHBA, Rick Loughery. Kryetari i FRPD Belind Këlliçi deklaroi se do të krijohen ura të reja bashkëpunimi me të rinjtë e PD dhe republikanëve në SHBA.

Deputeti demokrat deklaroi më tej se është koha për të hapur një kapitull të ri për të promovuar meritokracinë, kontributin dhe vlerat e mirënjohjes.

“Duhet të hapim sot një kapitull të ri të promovimit meritokracisë brenda PD, kontributit, vlerave dhe mirënjohjes brenda kësaj partie. Kemi sot dy modele të shumë të rinjve, që është Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso. Dy modele që duhen marrë si shembull. Jo modelet e së majtës në Shqipëri.”-tha Këlliçi.

Më tej deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se Partia Demokratike duhet t’i rikthehet boshtit të saj ideologjik dhe këtë nuk mund ta bëjë më mirë se në partenritet të plotë me homologët dhe të rinjtë e Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kam patur fatin të takoj kryetarin e të rinjve republikanë në SHBA, Rick Loughery. Priti me shumë kënaqësi ftesën time që të vinte në Tiranë.”-tha Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here