Një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njoftonte se biletën e tij në stadium për ndeshjen Shqipëri-Francë, ia kishte dhënë polices Ina Nuka.
Lleshi shkruante në rrjet se “preferova të dërgoj Ina Nukën në vendin tim në stadium, si shenjë respekti për sakrificën e kësaj punonjëse të PSH bashkë me urimet më të mira për gjithë sportdashësit shqiptarë…”.
Biletat për ndeshjen e parë të luajtur në “Air Albania Stadium” ishin të personalizuara, pra me emrin e tifozit që të të hynte në stadium.
Ky detaj është kapur nga gazetari Armend Pire, që në një koment poshtë postimit të bërë nga ministri Lleshaj, i kujton shkeljen e rregullave.
Pire shkruan se ministri me veprimin që ka bërë ka shkelur rregullat e sigurisë në stadium, pasi kjo biletë që ishte në emrin e tij, mund të përfundonte në dorën e dikujt tjetër.
Gazetari duke iu drejtuar Lleshajt i shkruan “’, ndërkohë që tifozët mezi u lejuan të hyjnë vetëm se kishin një palë çelsa shtëpie me vete”.
Madje gazetari i sugjeron Lleshajt që do të ishte mirë që biletën që i dhuroi oficeres së policisë, t’ia kishte blerë në emrin e saj, sikundër një veprim të tillë mund t’a kishte bërë për të gjithë punonjësit e dalluar të policisë.