E kthyen PD në qesharake, tani Alibeaj mban 8 detyra në parti ( edhe kryetar me urdhër nga Gaz Bardhi)

0
214

Enkelejd Alibeaj mund të jetë personi me më shumë detyra në politikën shqiptare. Vitin e fundit ai ka marrë një sërë postesh njëri pas tjetrit në Partinë Demokratike.

Këtë të hënë atij iu ngarkua edhe detyra e drejtimit të Partisë Demokratike pasi ishte nënkryetar i saj. Pak kohë më parë Basha i besoi Alibeajt, detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, pas largimit të Alfred Rrushajt.

Përpara zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit Alibeaj u “gradua” nga Basha is drejtues politik i qarkut të Shkodrës pas dorëheqjes së Helidon Bushatit.

Kjo detyrë iu shtua edhe pse si deputeti i Fierit ai drejtonte qarkun e Fierit pas disnacimit të Luan Baçit dhe më pas u delegua si kryetar i degës së PD-së për Vlorën pas shkarkimit të Genc Deromemajt.

Funksionet e Enkelejd Alibeaj në Partinë Demokratike:

  1. Kryetar
  2. Nënkryetar
  3. Deputet
  4. Anëtar Kryesie
  5. Kryetar i Grupit Parlamentar
  6. Drejtues politik i qarkut të Fierit
  7. Drejtues politik i qarkut të Shkodrës
  8. Kryetar i PD-së Vlorë
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here