E ëma kishte ndërruar jetë vite më parë/ 8 -vjeçaren në Maliq e zë poshtë dera e hekurit e fqinjit

0
113

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në fshatin Drithas në Maliq, ku një 8 vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi dera e hekurit të një shtëpie e ka zënë poshtë.

E mitura ka qenë te shtëpia e fqinjes dhe sapo ka dalë, dera e jashtme prej hekuri e ka zënë poshtë. E mitura ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe është dërguar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës.

Sipas policisë 8 vjeçarja nuk e ka prekur derën dhe dyshohet që ajo të jetë shkëputur nga shina për shkak të erës.

8 vjeçarja  jetonte me të atin dhe 4 fëmijë të tjerë pasi e ëma i ka vdekur pak vite më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here