Vogëlushja protestuese dhe debatik-u i ministres

0
126

Nga Luçiano Boçi/

Ministrja e Arsimit u shfaq “e revoltuar” për faktin që një vajzë 10-vjeçare, elektrizoi protestën e qytetare para Kryeministrisë me fjalët e saj të sinqerta dhe të vërteta.

Ministrja madje pohonte se ishte “e tronditur” nga fjalët dhe betohej e premtonte me solemnitet: “Por unë nuk mund të pranoj keqpërdorimin e nxënësve apo fëmijëve dhe çedukimin e tyre, në kundërshtim me parimet dhe normat bazë të demokracisë dhe qytetarisë”.

I bukur si premtin!

Por Ministrja ama nuk revoltohet dhe nuk tronditet për faktin se nxënësit e gjimnazit “Vasil Kamami”, në qytetin e saj në Elbasan, detyrohen të inskenojnë në “Të premten e leximit”, pjesë nga filmi DEBATIK!!!!

A thua shteruan veprat kinematografike ao teatrore që trasmetojnë vlera e edukim?!

Ketë quan ministrja e edukimit edukim në përputhje me parimet e normat bazë të demokracisë dhe qytetarisë?!

Edukimin komunist të brezave dhe falsifikimin e historisë?!

Bërjen politikë e propagandë të shpifur, në shkollat tona, në kundërshtim me nenin 8 të Ligjit AP?!

Vajzën e vogël aty në podium e çoi pamundësia e familjes për t’i blerë lodrën apo librin e fletoren e rradhës.

Ndërsa të rinjtë tanë, të mësojnë shpërndarjen e trakteve dhe se ç’janë “idealet komuniste” i detyron ministria e ministres!

Dhe ky mund të jetë çdo gjë, por vetëm edukim nuk është.

Frenoje pak revoltën znj. Ministre dhe zbrase atë në përputhje me ligjin dhe rolin që ke, përndryshe retorika e thirrjes suaj:

“Prindër të dashur, lërini fëmijët të rriten të qetë në fëmijërinë e tyre e të mësojnë sa më shumë vlera!”,

është si përherë

HIPOKRIZI ÇEDUKUESE!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here