Mediat greke: Ndërron jetë ish-kryeministri shqiptar Bashkim Fino…

0
120

Ndarja nga jeta e deputetit socialist Bashkim Fino është pasqyruar edhe në mediat fqinje në Greqi.

“Dha frymën e fundit pas ndërlikimeve të koronavirusit në moshën 59-vjeçare deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-Kryeministri i përkohshëm i Shqipërisë, Bashkim Fino.

Bashkim Fino ka drejtuar qeverinë pas kryengritjes së armatosur të vitit 1997 dhe rënies së Sali Berishës”, shkruan “Protothema” .

“Sipas mediave shqiptare, ai e humbi betejën me koronavirusin në orët e para të së hënës pas disa ditësh shtrim në spital në Tiranë. Sipas informacionit të parë, ai pësoi një sulm në zemër. Bashkim Fino në vitin 1992 u zgjodh kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës, një pozicion që e mbajti deri në vitin 1996. Fino mbajti postin e Kryeministrit zyrtar nga marsi deri në korrik 1997”, shton më tej gazeta greke.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here