Shqipëria e protestës nuk është e Putinit, por kundër politikës rrjepëse të Edvinit, mikun për kokë të Vuçiç

0
78

Shqipëria nuk turpërohet nga shqiptarët që protestojnë, por nga ata që spekulojnë.

Turpi është në anën e atyre që fshihen pas rritjes së çmimeve dhe jo atyre që protestojnë kundër rritjes së tyre.

Shqipëria nuk turpërohet nga demokracia, por nga tradhëtia.

Shqipëria e protestës nuk është e Putinit, por kundër politikës rrjepëse të Edvinit, mikun për kokë të Vuçiç, ky i fundit aleat i Putin.

Në u dhimbset Ukraina më shumë se Shqipëria, shkoni atje e luftoni! Shkoni atje, fitoni e na nderoni!

Shkoni e na lini rehat të paktën.

Na i kurseni budallëqet me luftëra, që sjanë tonat.

Merreni edhe Malumën që t’u bëjë koncerte, se kështu e dini luftën ju, si dasëm me DJ!!
———-
Bota ka çdo ditë vatra lufte, por kjo sdo të thotë se ne jemi në luftë. Azia dhe Afrika janë çdo ditë në luftë, pse qenkemi dhe ne në luftë?!

Si është e mundur që tallen kaq rëndë e kaq hapur?!

Ça llogjike është kjo, meqë ka luftë në Ukrainë, tatimet e doganat këtu tejkalojnë planin e të ardhurave me çmimet e rritura nga spekulimi?!

Anëtarësimi në NATO nuk është argument kundër protestave as arësye për të rritur çmimet.

Apo kemi ushtri të fortë, të cilës i vjedhin pa pikë turpi ushqimet, uniformat, karburantin, lekët e dietave dhe të skrapit rregullisht!?

Pastaj nuk është sulmuar asnjë pëllëmnë territor i NATOs. Ku dreqin është lufta?!

Respekt për protestën dhe çdo protestues!

Neveri për propagandën spekulative dhe qeverinë rrjepëse të popullit të vet!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here