Gjatë një vezhgimi në plazhet përreth bregdetit të Radhimës dhe Orikumit, vihet re se mjetet lundruese motorike nuk respektojnë hapësirën e përcaktuar për pushuesit. Siç shihet nga pamjet një mjet skaf, qarkullon brenda hapësirës së përcaktuar për pushuesit, ndërkohë që këta të fundit shfaqen duke notuar pranë mjetit lundrues.
Vlorë-Pavarësisht kontrollit të policisë kufitare për respektimin e hapësirës kufizuese nga mjetet lundruese, këto të fundit, sërish nuk respektojnë largësinë e përcaktuar.
Në një prej plazheve të Radhimës në Vlorë siç shihet nga pamjet e Ora News, se skafi lëviz brenda piketave ku fare pranë ndodhen edhe pushues.
Përgjate bregdetit të Vlorës piketat për kufizimin e mjeteve lundruese dhe moslejimin e tyre ne zonat ku notojnë pushues mungojne thuajse plotësisht në zonat që administrohen nga bashkia.
Edhe në Orikum nuk janë të përcaktuara hapësirat ku lejohen të qarkullojnë mjetet lundruse, çka për pushuesit u rrezikon jetën.
Ndonëse vetëm pak ditë më parë në Himarë një turist rus u vra nga helikat e një skafi, në vlore situata vazhdon të jetë probleme në pikun e sezonit turistik.oranews