Zgjedhjet në FSHF, ja kush do të jenë në delegacionin e UEFA-s dhe FIFA-s për monitorim

0
95

Më 15 Mars, të Martën, FSHF do të zhvillojë zgjedhjet për kreun e institucionit të futbollit shqiptar.

Asambleja Zgjedhore mblidhet më 15 mars pikérisht për të zgjedhur kreun e Federatës duke qenë se tre javë më parë Asambleja e mbledhur miratoi vetem dy nga tre pikat e programuara çka shtyu dhe zgjedhjen e numrit 1.

Bruno Fernandes me Covid, telashe për Man. United dhe Portugalinë
Praktikisht këtë të Martë do të ketë vetëm pikën për zgjedhjen e presidentit ku garojnë tre emra, Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova.

Siç njoftoi FSHF, janë përcaktuar dhe delegacionet nga UEFA dhe FIFA që do të mbërrijnë në Tiranë nesër për monitorimin e proçesit dhe emrat janë shumë të njohur.

Nga UEFA të pranishëm në punimet e Asamblesë do të jenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Zbigniew Boniek, njëkohësisht edhe një nga Zv.Presidentët e UEFA-s, si edhe dy zyrtarët, Thierry Favre dhe Luca Nicola. Ndërsa FIFA do të jetë e përfaqësuar në Asamble nga dy zyrtarët e lartë, Nodar Akhalkatsi dhe Sofia Malizia.

Nuk do të mungojnë as dy personalitete të rëndësishëm në futbollin ballkanas, si Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here