‘Të mbushë valixhet, të largohet’/ Fevziu tallet me Bashën: Edhe në kooperativat bujqësore, nëse të vidhnin një herë…

0
93

Gazetari Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për humbjen dramatike të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.

I pyetur për argumentin e Bashës se zgjedhjet u manipuluan, Fevziu tha se ky argument nuk ka asnjë kuptim dhe bëri një krahasim me diktaturën, ku edhe “një kooperativist po të vidhej një herë, nuk e vinin më as roje”.

“Edhe në kohën e Enverit në kooperativat bujqësore, po të të vidhnin një herë, as roje nuk të vinin më. Nëse këtë e vjedhin kaq shumë herë, të mbushë valixhet dhe të largohet.Kjo puna e vjedhjes, a u bë votimi elektronik në Vorë? Doli më i dobëti.

A e dini që PD ka fituar Vorën në vitin 2003 dhe ka qenë dominuese për katër mandate rresht? Me çfarë të drejte një parti që ka 4 mandate që e qeveris, e nxjerr të tretën dhe me rezultat qesharak?!”, tha ndër të tjera Fevziu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here