Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji ka replikuar me kreun e PD, Lulzim Basha gjatë mbledhjes maratonë të një dite më parë, në lidhje me humbjen e demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit.
Media ka zbardhur përplasjen mes Salianjit dhe Bashës menjëherë pas fjalës së kryedemokratit, i cili ka mohuar që 6 marsi të jetë një disfatë personale e tij duke folur për një kurth politik dhe parregullsi që shoqëruan procesin. Salianji i ka kërkuar Bashës të bëj akte dhe të mos e shoh këtë humbje të PD si diçka normale.
“Rezultati ishte katastrofik, dëmi i shkaktuar opozitarizmit ne Shqiperi është i madh dhe vuajtjet e cdo demokrati janë sot ne ekstrem.
Kriza e besimit do akt dhe vendimmarje. Se nese ju thoni që cfaredo që të bëjmë ne gjithsesi humbim,pse duhet të humbim dhe fytyrën?”,ka deklaruar Salianji në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të PD. Pas Salianjit edhe pjesa dërrmuese e grupit parlamentar të PD, kërkoi largimin e Bashës nga drejtimi i selisë blu.