Përfundon numërimi në Lushnjë, ja kush triumfoi në këtë qark

0
133

Është mbyllur procesi i numërimit të vota edhe në Bashkinë e Lushnjës, ku fituese ka dalë Partia Socialiste.

Në përfundim të numërimit të 157 kutive të votimit, ka rezultuar fituese kandidatja e PS, Eriselda Sefa.

Në Vorë, ku votimi dhe numërimi ishte elektronik u shpall fitues kandidati i PS Blerim Sheraj. Edhe në Rrogozhinë ka fituar kandidati i PS, Edison Memolla.

Sheraj ka siguruar një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij, pasi ka marrë 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana i Shtëpisë së Lirisë ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku i PD 687. Ndërkohë, ka pasur edhe qytetarë që dhënë opsionin ‘asnjë’, ndërsa të tilla kanë qenë 209 vota.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here