Basha i rrethuar/ Sula: Jap mandatin në funksion të bashkimit! Gështenja: Tërhiqu të bashkohen demokratët

0
157

Deputetët e PD-së kanë vendosur me shpatulla pas murit Lulzim Bashën gjatë mbledhjes së sotme në selinë e partisë, pas rezultatit turpërues të 6 marsit.

Sipas burimeve për SYRI-n, deputeti Dash Sula ka ofruar mandatin e tij të deputetit në funksion të bashkimit të demokratëve duke marrë përsipër përgjegjësitë e tij.

Lefter Geshtenja: Duhet të bëni një hap pas ju i pari pastaj me rradhë të gjithë, në mënyrë që të bashkohen demokratët në bazë. Nuk mund të vazhdohet më kështu, duhet reflektim i thellë nga të gjithë,  nga ju i pari,  duhet të sakrifikojmë të gjithë  që të shpëtojmë PD. Nëse na dhimbset vërtetë PD duhet ta bëjmë sot se nesër do jetë vonë. Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot demokratët janë të ndarë.

Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren janë larguar nga strukturat e PD shkojmë vetëm për fushata, nuk mund të vazhdohet kështu.  

Gjithashtu edhe deputeti Lefter Gështenja e ka quajtur një moment të vështirë dhe Basha duhet të bëjë një hap pas pasi në këtë mënyrë nuk ecet para, pasi demokratët janë të përçarë.

Dash Sula: Se kam parë kurrë PD si lopë për ta mjelë por përkundrazi kam dhënë shumë e s’kam kërkuar për të marrë gjë mbrapsh nga PD. S’kam ardhur tek PD dhe si deputet për interesa personale e se dua mandatin për veten time se s’ka vlerë pa demokratët. Nëse i shërben mandati im për PD dhe  bashkimin e demokratëve e vë në dizpozicion që të japë dorëheqjen qysh në këtë moment.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here