Abilekaj: Vota tregon që Lulzim Basha duhet të largohet dhe t’i hapë rrugë votimit në parti

0
85

Sipas Anton Abilekaj dhe pse Sali Berisha ndoshta s’do ishte zgjidhja më e mirë për të kryesuar PD-në, nëse demokratët votojnë për të duhet respektuar.

Në studion e Open të gazetares Eni Vasili, Abilekaj tha se vota është themeli i gjithçkaje.

“Jo automatikisht, askush nuk do e donte një marrëdhënie të keqe të PD-së me Ambasadën Amerikane. Por nëse zgjidhet me votë do duhet ta respektojmë si alternativë. Këto zgjedhje treguan që vendos vota.

Asnjë tjetër nuk vendos. Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike. Por qytetarët e kanë zgjedhur këtë rrugë, që e vetmja zgjidhje është vota. Dhe vota tregon që Lulzim Basha të largohet dhe t’i hapë rrugë votimit në parti. Ai proces votimi, sugjerimet s’mungojnë, por vota do vendosi fituesin,” tha Abilekaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here