Alizoti: Jam i shokuar kur e dëgjova që tha s’kam humbur asnjë garë. Po kalojmë në kufirin e çmendurisë

0
286

Ashtu siç pritej, pas humbjes së thellë së Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kanë vërshuar kritikat ndaj Lulzim Bashës.

Në këtë mënyrë, deputeti kritik Tomor Alizoti ka kërkuar dorëheqjen e Bashës nga kreut të PD-së. Sipas tij, Basha nuk e çon dot PD në fitore, ndërsa shton me ironi se edhe roja i PD-së merr më shumë vota se ai.

“Unë jam i shokuar kur e dëgjova që ai tha unë nuk kam humbur asnjë garë. Po kalojmë në kufirin e çmendurisë, psikozës. PD me logo ka dalë e treta. Partia Demokratike ka qenë parti e cila nga ana politike e rrezikonte maxhorancën, ndërsa sot me këtë rezultat Basha automatikisht duhet të dorëhiqet.

 

Nëse shikojmë opozitën, PD, shkon diku 30%. Ky është një lajm shumë i keq për ne si demokratë.

 

Nuk dua të bëhem emocional, por unë nuk kuptoj përse Basha duhet të vazhdojë të rrijë më në parti. Ai duhet të ikë. Demokratët duhet të marrin fatet e tyre, ne po kalojmë në një marrëzi, kjo po shkon në çmenduri, në kulmin e çmendurisë.

 

Të përfundosh në Vorë që ke patur katër mandate të përfundosh në 600 e ca vota nuk ka sens.

 

Pas një viti do të kemi përsëri zgjedhje, çfarë nëse ne fitojmë vetëm 1 parti? Duhet të japë dorëheqjen. Berisha nuk e çon dot PD në fitore.  Ka urgjentisht manual që duhet të ndërtojmë njerëz të rinj, duhet të PD të hyjë në votë dhe vota të zgjedhë kë të dojë.

 

More rezultatin e keq duhet të ikësh, je forcë e tretë. Ku më ra fati i keq që të isha deputet në këtë kohë, të shpjegoj gjëra të pa shpjegueshme. Ça kryetari? Unë dua që ai të ikë në shtëpi ta lërë këtë punë. Rojën e PD ta vendosësh në garë siguron më shumë vota se Basha. Kjo është marrëzi, nuk ke marrë asnjë votë për çfarë duhet të rrish?”, tha Alizoti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here