Filmohet gjithçka / Si e rrahën shqiptarët për vdekje të riun italian?

0
245

Kamerat e sigurisë të vendosura në qytezën e vogël të “Alarti”, kanë arritur që të pikasin 9 agresorët që rrahën për vdekje një të ri italian. Emanuele Morganti, humbi jetën në spital, në përpjekje për tu mbijetuar plagëve të marra pasi u rah nga disa shqiptarë dhe italianë, raportojne mediat vendase.

 

Fale këtyre filmimeve është arritur të bëhet e mundur identifikimi i anëtareve të grupit. Këto pamje bëjnë të mundur rishikimin dhe rrjedhën e dinamikës së ngjarjes së rëndë.

Personat e identifikuar nga hetuesit, rezulton të jetë 6 italian dhe 3 shqiptarë, që morën pjesë në rrahjen e të riut.

Kryetari i komunës së Alatri, Giuseppe Morini me anë të një apeli ka thënë:”Kush mund të flasë? Unë mbështes të gjithë ata dhe i inkurajon që të bashkëpunojnë me hetuesit, që të zbardhet sa më shpejt kjo ngjaje. Ata që janë përgjegjës janë identifikuar”.

Vdes italiani i masakruar, e fejuara: Pashë gjithçka, pse policia nuk e pyeti shqiptarin?

Vdiq në spital i riu italian që u masakrua teksa ishte në disko me të dashurën e tij, e që u masakrua për vdekje nga disa persona. Mediat italiane raportojnë se personi që e vrau është ende i lirë. Viktima është Emanuele Morganti 20 vjeç.

1-272-777x445

20-vjeçari ishte në një festë së bashku me të dashurën e tij, kur u bë pjesë e një konflikti me moshatarë të tjerë, mes të cilëve u raportua se kishte edhe një shqiptar. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mesnatës në një lokal pranë Miro Alatrit.

E fejuara Ketty tregon:

“Kjo ishte hera e parë që Emanuel mori makinën e babait të tij. Ishte I kënaqur. Ai ishte kthyer nga puna, bëri një dush dhe shkuam në disko. Ne vetëm donim të kalonim një natë të premte me muzikë dhe miqtë. Pse ndodhi kjo? çfarë ka ndodhur? Pse e vranë? Pse nuk janë ndaluar ata, ” thotë ajo.

Ketty pastaj shton:… “Unë kam qenë atje pashë çdo gjë, pashë që e vranë dhe të gjithë jetën time unë nuk mund ta harroj kurrë që nuk isha në gjendje të bëja asgjë. Pse duhej? Ai ishte i vetëm duke kaluar një mbrëmje me miqtë dhe të dashurën e tij. Ai nuk kishte bërë asgjë. ”

Pastaj ajo dhe miqtë flasin për djalin shqiptar. “Ishte i vetmi nuk u mor në pyetje nga policia dhe ajo nuk e di edhe se ku është, ai është zhdukur tashmë..”

Në supozimin se ishte shqiptar ai që e vrau dikush thotë “Ai që ia thye kokën me një levë, ai që e vrau, është një Italian”.

Morganti u transportua me helikopter në spitalin “Umberto Primo” në Romë ku i është nënshtruar një operacioni delikat por nuk mundi të jetojë.

Fill pas ngjarjes mediat raportuan se Banda e shqiptarëve e kishte goditur disa herë më shufra hekuri italianin në kafkë duke i shkaktuar hemorragji cerebrale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here