Zgjedhjet e pjesshme lokale, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrja është 30.33%

0
92

Është mbyllur zyrtarisht orari për procesin e votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit. Pjesemarrja sipas KQZ ishte 30.33 %.

654,538 qytetarë shqiptarë kishin mundësinë të ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar se kush do e drejtojë bashkinë e tyre në Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës.

Në këto zgjedhje garuan kandidatë nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” që përfshinte një pjesë të PD e drejtuar nga Sali Berisha, LSI dhe PDK.

Edhe në këto zgjedhje u aplikua identifikimi elektronik i votuesve, ndërsa në bashkinë e Vorës zgjedhësit kishin mundësinë të votonin në mënyrë elektronike.

Procesi i votimit nuk shënoi ndonjë incident të rëndë përveç disa problematikave në Vorë dhe 3 qendra në Shkodër ku nuk u votua.

Në bashkinë e Vorës pati një debat mes palëve të përfshira në zgjedhje pasi Partia Demokratike nuk kishte caktuar komisionerë me vendbanim në këtë bashki për të qenë pjesë e QV-ve.

Ndërsa në Shkodër,  në 3 qendra votimi në Shosh dhe Pult qytetarët e patën të pamundur të votonin pasi komisionerët nuk arritën të shkonin në QV për shkak të borës së dendur që kishte bllokuar rrugën.

Sipas të dhënave paraprake, pjesëmarrja e votuesve në këto zgjedhje pritet të jetë e ulët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here