Mungesa e komisionerëve të PD në Vorë, Gjokutaj: Basha kërkon t’i shmanget përballjes me rezultatin

0
105

Avokati Genc Gjokutaj foli në Syrit Tv në lidhje me zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Ai deklaroi se pjesëmarrja ka qenë e ulët ndërsa disa qendra votimi nuk kanë funksionuar për shkak të motit.

Sa i përket mungesës së komisionerëve të Lulzim Bashës në Vorë, avokati tha se kjo ka qenë e qëllimshme nga ana e tij. Gjokutaj deklaroi se Basha tenton t’i shmanget në këtë mënyrë rezultatit dhe më pas ta kompromentojë atë.

“Nisur nga ligji, komisionerët janë detyrim ligjor i çdo subjekti. Kjo nuk mund të konstatohej ditën e votimit por është një punë përgatitore. Këtu fillon paradoksi i parë. Një subjekt politik e ka të qartë se do përfaqësohet me komisionerët e vet.”-tha Gjokutaj.

Ndër të tjera ai tha se Basha nuk ka paraqitur komisionerë çka do të thotë që nuk është aksident elektoral por një projekt elektoral i Bashës, nisur dhe nga faktori determinant që është votimi elektronik.

“Nuk është kaq e thjeshtë, është një problem politik ku Basha tenton t’i shmanget përballjes së rezultatit për ta kompromentuar atë dhe të dalë të thotë se faktorët e humbjes në Vorë është mungesa e komisionerëve dhe përçarja që na solli Sali Berisha në PD.”-tha Gjokutaj.

Sa i përket audiopërgjimit të kandidatit të PS në Rrogozhinë, i cili shfrytëzoi varfërinë e qytetarëve në këmbim të votave, Gjokutaj theksoi se ai duhet të ishte pezulluar.

“Shikoni, zgjedhjet duken të qeta, por kjo është 1/8 e ajsbergut mbi ujë. Shkelje e kodit zgjedhor para zgjedhjeve. Do shikojmë dhe në procesin e numërimit.”-tha Gjokutaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here