Basha katandiset pa komisionerë/ Kaso dhe Ristani: Nuk ka përkrahje

0
109

Ivi Kaso dhe Arben Ristani komentuan skandalin me mungesën e komisionerëve të Partisë Demokratike në Vorë.

Kaso u shpreh se PD-ja e Lulzim Bashës nuk po mundet të gjejë as komisionerë për të mbuluar procesin në këto zgjedhje të pjesshme lokale, ndërsa theksoi se janë duke u përpjekur që të manipulojnë procesin.

Sipas Kasos, deri më tani, procesi ka vijuar sipas Kodit Zgjedhor, ndërsa shtoi se pretendimet e PD kanë si qëllim për ta ndotur këtë proces në Vorë.

“Kodi Zgjedhor parashikon që komisionerët duhet të jenë banorë të njësisë në të cilën zhvillohet procesi, në pamundësi për t’i mbuluar kanë tentuar të importojë nga jashtë. Gjë që nuk lejohet as nga KQZ dhe as nga KZAZ.”

Kurse Ristani u shpreh se “të zgjedhësh të mos kesh komisionerë tregon vobektësi dhe mungesë përkrahjeje.”

Ai tha se PD e Bashës duhet të mësojë se zgjedhjet nuk fitohen në tavolinë, por “duke motivuar njerëzit.”

“Qoftet nuk mund t’i hanë të gatshme…duhet të lodhen”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here