Konflikti/ Shefi i politikës së Jashtme të BE-së: Sanksionet nuk i japin dot menjëherë fund luftës në Ukrainë

0
123

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se sanksionet e vendosura si rezultat i luftës në Ukrainë nuk kanë të bëjnë me qëllimin për të ndryshuar regjimin në Rusi.

 

“Ne nuk jemi për ndryshimin e regjimit. Sanksionet nuk janë për të provokuar një ndryshim regjimi në Rusi. Përkundrazi, sanksionet janë shkaktuar nga lufta. Dhe qëllimi është të dobësohet ekonomia ruse, të bëhet ekonomia ruse të ndjejë peshën e pasojave dhe të rritet, forcojë pozicionin e ukrainasve në negociatat e ardhshme. Por nuk ka lidhje me ndryshimin e regjimit”, tha ai.

 

Ai u shpreh gjithashtu se sanksionet nuk do t’i japin fund luftës në Ukrainë menjëherë.

 

“Ne mund të bëjmë shumë gjëra, por nëse njerëzit presin që sanksionet financiare të ndalojnë luftën brenda natës, ata nuk e dinë se për çfarë po flasin. Fatkeqësisht, ne nuk kemi aftësinë për ta ndalur luftën kështu siç ka nisur. Ajo që ne mund të bëjmë është të dobësojmë ndjeshëm ekonominë ruse me kalimin e kohës” tha ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here