VIDEO / Kur Rama krahasonte NATO me natën: Ça lidhje ka NATO me hallet tona

0
209

Sot, statusi i Shqipërisë si vend anëtarë në NATO, është cilësuar nga Edi Rama, si garancia e madhe që ka vendi, për t’u mbrojtur nga rreziku i luftës. Ishte pikërisht ky argumenti që përdori, Rama për të qetësuar qytetarët shqiptarë, pas fillimit të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Por duket se anëtarësimin e Shqipërisë në NATOS, një nga arritjet më të mëdha, të qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, me të cilin, sot Edi Rama, mbrohet, dikur përbuzte.

Në fushatën për zgjedhjet e vitit 2013 kur erdhi në pushtet, Rama, shprehej se shqiptarëve nuk u duhej NATO, duke folur me përbuzje për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Siç për NATO-n, kryeministri fliste me përbuzje edhe për integrimin në BE dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, të cilin në mënyrë të qëllimshme e bllokoi për vite me radhë.

Por sot në një situatë lufte Rama flet me respekt për NATO-n dhe arritjen e qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa për Bashkimin Evropian vijon ta mbaj procesin në vendnumëro.

E në vend të lobimit dhe plotësimit të reformave për të shtyrë përpara integrimin, Rama ka zgjedhur ta sfidojë me projektin e Ballkanit të Hapur, që ka në thelb rritjen e bashkëpunimit me Serbinë, e kritikuar me rezolutë nga Bashkimi Evropian për mos rreshtimin krah perëndimit për sanksionet, e që njihet për lidhjet e forta me Rusinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here