Berisha sot në krah të Ardian Mukës: Ja ku do mbahen dy takimet

0
89

Ish-kryeministri Sali Berisha do të prezantojë sot më 1 mars, në Xhafzotaj të Durrësit dhe në zonën e ish-Kënetës, kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Durrësit, z. Ardian Muka.

Të dy takimet me anëtarë të PD dhe banorë të këtyre zonave do të zhvillohen veç e veç në orare të ndryshme gjatë pasdites:

Në orën 17:00, lideri historik i PD-së  të zhvillojë takimin me anëtarë dhe banorë të Xhafzotajt, kurse në orën 18:00, së bashku me kandidatin Ardian Muka do të shkojnë të takohen me banorët e ish-Kënetës dhe të paraqesin platformën e tyre për zhvillim.

Të dy këto aktivitete mund të ndiqen direkt edhe në kanalin zyrtar në YouTube të z. Berisha.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here