Ish-numri një i botës në tenis, Novak Djokovic, e ka shtyrë rikthimin e shumëpritur nga lëndimi, për shkak të një lëndimi tjetër në bërrylin e dorës së djathtë.
Dymbëdhjetë herë fituesi i turneve Grand Slam, serbi Djokovic nuk ka luajtur që prej çerekfinales së Wimbledonit në muajin korrik dhe pritet të përballej sot me Roberto Bautista Agut në Mubadala World Tennis Championship.
“Kjo mund të ndikojë në nisjen e sezonit për mua dhe planet për këtë turne”, ka thënë Djokovic.
Vendin e serbit në këtë turne do ta zërë britaniku Andy Murray, i cili po ashtu ka qenë i goditur nga lëndimet në muajt e fundit.