Agresioni në Ukrainë, Franca ultimatum FIFA-s: Përjashtoni Rusinë nga Botërori!

0
81

Kampionia në fuqi e Kupës së Botës, Franca, i bën thirrje FIFA-s që të përjashtojë Rusinë nga turneu i këtij viti, me tre kombëtare që refuzojnë të përballen me të në play-off, Suedi, Poloni dhe Republika Çeke.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është dënuar nga shumë vende në mbarë botën. Sporti ka reaguar shpejt dhe me vendosmëri që kur Vladimir Putin shpalli luftë, me finalen e Champions League që u zhvendos në Paris dhe Formula 1 duke anuluar Çmimin e Madh të Rusisë të këtij viti.

Tani FIFA po përballet me problemin e kualifikimeve të Kupës së Botës për Katarin këtë dimër, me Rusinë që duhet të luajë në play-off muajin e ardhshëm.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, i ka bërë thirrje FIFA-s që të largojë skuadrën e Rusisë nga këto kualifikuese.

“Bota e sportit, dhe veçanërisht futbolli, nuk mund të qëndrojë neutrale. Sigurisht që nuk do ta kundërshtoja dëbimin e Rusisë. Në këto rrethana dramatike, si mund të parashikohet të luajmë futboll kundër këtij vendi”,- tha La Graet për “Le Parisien”.

Thirrja e federatë franceze vjen pasi Polonia, Suedia dhe Republika Çeke thanë se nuk do të përballeshin me Rusinë në play-off.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here