“Se kush fle me kë, nuk është në kompetencat e mia ta di”/ Tabaku pyet Ramën a i ka miq Ahmetaj përfituesit e inceneratorëve

0
96

Kryeministri Edi Rama ka qenë i thirrur në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, në cilësinë e dëshmitarit, ku është pyetur nga Jorida Tabaku për një sërë çështjesh.

Tabaku e pyeti Ramën, nëse Arben Ahmetaj njihet me përfituesit e inceneratorëve. Kryeministri deklaroi se nuk është në kompetencat e tij të dijë se “kush është mik i kujt, kush fle dhe zgjohet me kë”.

Pjesë nga biseda në komision: 

Jorida Tabaku: Zoti dëshmitar, zoti kryeministër, a është Arben Ahmetaj një mik i afërt me tre përfituesit e inceneratorëve?

Edi Rama: E kuptoj që Big Brotheri ka krijuar audiencë të madhe dhe mbase edhe mes nesh ka patur që e kanë ndjekur. Por, se kush është mik i kujt, se kush fle me kë, se kush zgjohet me kë, nuk janë të parashikuara në dispozitat kushtetuese të kryeministrit të Shqipërisë. Si kryeministër është jashtë kompetencave të mia të studio miqësitë e secilit prej jush. Si dëshmitar, mendoj se ju po shkelni ligjin. Si zoti Rama, po ju them se jam i painteresuar, që kur kam qenë me pantallona të shkurtra, se çfarë bëjnë të tjerët dhe kam refuzuar të jap llogari se çfarë bëj vetë në jetën private.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here