Për lejet e ndërtimit nga Bashkia/ Te “Kurbani” Rama akuza për bllokim PD-në, në qeveri la pa “çelësa” për 1 vit kryebashkiakët

0
114

Gëzim Saliu

 Te “Kurbani” Rama akuza për bllokimMe ndryshimet në ligj, çdokush që kërkon një leje ndërtimi duhet të marrë miratimin jo vetëm të kryebashkiakut, por edhe konfirmimin nga AKPT-ja

Një ndër vendimet e shumëdiskutuara në këta 18 muaj të qeverisjes “Rama” të marra nga mazhoranca e majtë, e cili drejton Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit, ishte ai për pezullimin e dhënies së lejeve të ndërtimit për kryetarët e bashkive. Ndonëse në fillimit të 2015-ës, si shkak edhe të kritikave të aleatit kryesor LSI, qeveria bëri disa lëshime, ku rol parësor tashmë për lejen ka Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, kryebashkiakët që mbyllin mandatin në 21 qershor i kishin duart të lidhura nga qeveria për thuajse 1 vit. Por duke lënë mënjanë praktikën e ndjekur, e cila ka hasur kritika të gjerë në kuadër të shkeljes së kompetencave të pushtetit vendor, ajo që bie në sy në të gjithë këtë çështje është qëndrimi i dyfishtë i vetë kreut të qeverisë Rama. Ky i fundit edhe pse në gusht të 2014-ës e cilësoi pezullimin e lejeve të ndërtimit si një domosdoshmëri për të ndalur “masakrën e territorit”, duket se nuk ka ndarë të njëjtin qëndrim kur vetë ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Tiranës.

 

Dëshmia në “Kurban”

Në librin e tij “Kurban”, Kryeministri Rama, duke iu referuar ngjarjeve të Gërdecit dhe akuzave në atë kohë mes palëve, shpreh edhe një kritikë të fortë ndaj qeverisë së asaj kohe të drejtuar nga ish-kryeministri Berisha lidhur me bllokimin e ndërtimeve pa leje. “Aspekti grotesk i gjithë kësaj historie ishte se kur zgjedhjet e një viti më vonë afruan, kori i të vetëposhtëruarve të Saliut nisi të këndonte tribunë më tribunë dhe ekran më ekran refrenin e “lidhjeve të mia me Gërdecin”, duke përdorur si argument një studim urbanistik të Bashkisë së Tiranës mbi të cilin Mihal Delijorgji, biznesmen i arrestuar e atë kohë në qeli, kishte marrë disa leje ndërtimi, ekzaktësisht tre, pikërisht në kohën kur KKRT-ja e kontrolluar në shumicë nga Saliu s’kalonte gjallë aplikime objektesh ndërtues pa lidhje me qeverinë dhe unë i kisha braktisur që në krye të herës shfaqjen… Ato tri leje ishin votuar me votat e asaj shumice dhe ky fakt flet vetë…”, – shkruante kreu i qeverisë në librin e tij. Në këtë pjesë të shkëputur të librit, kryeministri aktual, në atë kohë kryetar i opozitës ankohet për bllokimin që i bënte sipas tij qeveria e djathtë bashkisë së kryeqytetit lidhur me lejet e ndërtimet. Ndërkaq, me vendimin e marrë në janar të këtij viti, qeveria u tërhoq nga pezullimi i lejeve të ndërtimit duke i dhënë më shumë hapësirë kryebashkiakëve për të ushtruar kompetencat e tyre. Por edhe në këtë tërheqje, sërish qeveria është “kontrolluesja” kryesore e dhënies së lejeve të ndërtimit pasi sipas ndryshimit në ligj,: “Lejet e ndërtimit do të jepen nga kryetarët e njësive vendore, por brenda hartave të miratuara të zonave të urbanizuara, dhe mbasi kanë marrë konfirmimin nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për çdo kërkesë zhvillimore”.

 

 Skandali i rimbursimit të ilaçeve/ LSI shkarkon kryetarin Xhuvani në Elbasan, Rama: PD me dy standarde për dekriminalizimin

Lëvizja Socialiste për Integrim shkarkoi dje nga detyra kreun e kësaj force në LSI, Pjerin Xhuvani, pas skandalit për rimbursimin e ilaçeve. “Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim duke analizuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet zhvillimet më të fundit të aferës korruptive të rimbursimit të ilaçeve, ka vendosur shkarkimin nga detyra të Kryetarit të LSI-së të Elbasanit, Pjerin Xhuvanit dhe njëherësh zhveshjen e tij nga të gjitha atributet të përfaqësimit të tij në çdo nivel apo strukturë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke komanduar në përgjegjësinë e drejtimit të LSI në Elbasan deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, z. Edmond Haxhinasto”, – bëri të ditur dje sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama. Më tej ai tha se LSI dënon çdo akt abuzimi, shpërdormi apo implikimi të cilido person që rezulton i implikuar dhe nga ana tjetër theksoi Rama, inkurajon dhe mbështet me forcë prokurorinë dhe gjykatën që të bëjnë një hetim të plotë me shumë përgjegjësi, të bëjnë një hetim tërësor të gjithë të implikuarve në këtë skemë korruptive duke ndëshkuar me forcën e ligjin cilin do që rezulton i implikuar. “Nga ana tjetër LSI denoncon dhe dënon më forcë papërgjegjshmërinë dhe dy standardet që aplikon lidershipi i Partisë Demokratike, që ndërsa nga njëra anë flet për dekriminalizimin, nga ana tjetër kandidon dhe përfaqësohet edhe në zgjedhjet lokale në të cilat ne jemi, tek individë të inkriminuar, tek individë me rekorde kriminale. Filozofia e standardit të dyfishtë apo e politikës së dyfytyrësisë që aplikon Partia Demokratike është arsyeja që qytetarët nuk e mbështesin dhe nuk e votojnë më partinë e SHQUP-it”, – u shpreh sekretari i përgjithshëm i LSI.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here