‘Facebook, jo shkresë zyrtare’/ Shpërthen Dylgjeri: Ouuu! Po postimi im me 4 vargje humori pse ishte zyrtar?

0
107

Gazetari dhe analisti Ylli Dylgjeri ka shpërthyer në akuza drejt zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj, pasi ky i fundit u shpreh para Komisionit për inceneratorët se, ‘Facebook nuk është shkresë zyrtare’.

Dylgjeri solli në vëmendje dy standardet e ministrive, pasi ai vetë u hoq nga puna sepse shkroi një poezi humori ndaj Gent Cakajt, ndërkohë që sot po vidhen miliona e miliona euro dhe sërisht personat përgjegjës gjallojnë në media dhe jo vetëm.

Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:

Ahmetaj: Facebook-u, nuk është shkresë zyrtare…

Arben Ahmetaj tha sonte në Komisionin Hetimor Parlamentar:

Facebook-u im nuk është letër zyrtare!

Ouuuuuuuu! Po ku ishe ti?

Po Facebook-u im pse u trajtua nga Ministria e Financave, ATRAKO dhe Departamenti i Administratës Publike si shkresë zyrtare? 2 standarte në një ministri!

Jam i penalizuar unë sot.

Kam 3 vite që pres të zhvillohet gjyqi në Apelin Administrativ “të reformuar”. Sepse pas 4 vargjeve humori, ku përmëndej Gent Caka u pushova nga puna brënda 7 ditësh! Sepse shokët e tu e lexuan vjershën si kaka në vend të Caka! Ndërkohë, ju sot po vidhni miliona e miliona e sërisht gjalloni!

Gjalloni e numëroni!

Numëroni e spushoni!

Spushoni e tenderoni!

Plehra spo inceneroni!

Kush po tallet këtu o delenxhinj të Rilindjes?

Por a e dini se “kaka” ka sot një faturë që rritet çdo ditë?

3 vite pa punë janë deri më sot 36 muaj rrogë X lek bëjnë miliona. 4 vargjet milionëshe janë lek për tu kthye në llogarinë time.

Kush e paguan këtë faturë?

Me sa topa po lozni ju?

Mendoni se do t’ua harroj?

Ju kam të gjithëve në memorie e në shkresa nga i pari juaj…

Apo mendon Rama se do të vdesë kryeministër tërë jetën?

Po ju pres…O bajga!

Me lekët që do marr, do të blej dhe unë një incenerator për “t’ju djegur”.

Hakmarja ime është të qëndroj i lumtur para personave që për mua dëshironin dënim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here