Skandali/ Kompania e inceneratorëve pa leje ndërtimi përfitoi kreditim TVSh-je nga Tatimet

0
68

Vijojnë të dalin në dritë të tjera skandale lidhur me aferën korruptive të inceneratorëve.

Kompania e inceneratorëve “Integrated Energy BV SPA” në pronësi të Klodian Zotos, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, ka përfituar kreditim TVSH-je nga Tatimet, pa pasur një leje ndërtimi. Kjo gjë është konstatuar gjatë një auditimi të KLSH.

Gjetje nga auditimi: Nga auditimi i raport kontrollit të kryer në subjektin “Integrated Energy BV SPA” SHPK u konstatua se është kryer zbritje e TVSH-së kreditore për blerje të realizuara para, miratimit të lejes së ndërtimit  respektivisht në vlerën 24,757,624 lekë për importe të mallrave/ investimeve në shkallë 20%, në vlerën 194, 102, 412 lekë për blerjen nga furnitorët vendas me shkallë 20%, në vlerën 2,270,082 lekë për blerje të investimeve nga furnitorë vendas në shkallën 20%, si dhe në vlerën 258,438,611 lekë për Autongarkesë TVSH në blerje, veprim në kundërshtim me ligjin nr.92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin e Ministrit të Financave nr.6, datë 30.01.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 20 oika 8 gërma “d”. Nga inspektori i kontrollit për shkeljet e mësipërme nuk është zbatuar penaliteti në masën 50% në zbatim të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar nenet 115 dhe 128/1, gërma “c” të shumës së efektit në ulje të detyrimit tatimor për autongarkesën në vlerën 129.219.306 lekë dhe në vlerën 48.427.496 lekë për furnizimin e furnitorëve vendas, investimeve dhe importeve gjithësej në shumën 177.646.802 lekë”, thuhet në raport,

Por në rekomandimin e saj, KLSH shprehet se Tatimpaguesit e mëdhenj, ose siç njihen ndryshe VIP, të nxjerrë përgjegjësit mbi shkeljet e konstatuara  në raport kontrollin e kryer në kompaninë e Klodian Zotos, duke i kërkuar edhe Tatimeve për një rikontroll tatimor.

Rekomandimi: Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj të analizojë dhe nxjerrë përgjegjësit mbi shkeljet e konstatuara  në raport kontrollin e kryer në subjektin “Integrated Energy BV SPA” SHPK si dhe ti propozojë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë  rikontroll tatimor, duke nxjerrë vlerësim tatimor me qëllim llogaritjen dhe arkëtimin e vlerës së penaliteteve për furnizimet e furnitorëve vendas dhe investimet e importeve të shumës prej 177.646.802 lekë”, thuhet në raport.

Por kompania nga njëra anë deklaron se i janë vonuar punimet për shkak të mungesës së lejes, nga ana tjetër ka përfituar nga skema e TVSH-së./CNA.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here