VIDEO/ Monza shënon gol, Berlusconi merr puthje nga partnerja 32 vjeçare

0
126

Futbollistët e Pizës mposhtën 2-1 Monzën ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-tërt të Serisë B, mirëpo më shumë se rezultati vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi pronari i klubit Lombard, Silvio Berlusconi.

Kështu, ish-kryeministri i Italisë dhe pronari i Monzës edhe pse në moshën 85 vjeçare është ende aktiv në jetën e tij sentimentale, gjë të cilën e ka treguar në tribunat e stadiumit.

Berlusconi e pa nga tribuna ndeshjen, teksa ishte nën shoqërinë e bashkëpunëtorit të tij Adriano Galliani dhe festoi golin e hershëm në minutën e tetë duke marrë një puthje nga bjondja pranë tij.

Ka qenë Marta Fascina ajo që prej dy vitesh është në një lidhje me Bersluskonin dhe është 32 vjeç.

 

 

Marta ka qenë e përfshirë në politikë dhe është deputete që nga viti 2018, ndërsa është në një lidhje me Berlusconin që prej marsit të vitit 2020 pasi ish-kryeministri ndërpreu marrëdhënien e gjatë me Francesca Pascale-n.

Pronari legjendar i Milanit më pas tha publikisht se ata mbetën miq, ndërsa vetë Franceska u trondit fillimisht që nuk ishte më me Berlusconin.

Kujtojmë, Monza aktualisht është në vendin e pestë në Serinë B dhe vazhdon të luftojë për një vend në Serinë-A.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here