Xhepa: Incineratorët po mbajnë më shumë erë sesa plehrat, procese e praktika të korruptuara

0
95

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa i ftuar në Ora News u shpreh se biznesi i pastrimit të mbetjeve, ishte i supozuar që do të hiqte erën e keqe nga qytetet, po mban një erë shumë më të keqe se sa vetë plehrat.

Ai shtoi se strategjia jonë e brendshme për djegien e plehrave është e gabuar pasi ligji përcaktohet  djegia e mbetjeve është hapi i fundit i kësaj strategjisë së menaxhimit të tyre.

Xhepa: Biznesi i pastrimit të mbetjeve, ishte i supozuar që do të na hiqte erën e keqe nga qytetet, ndërkohë vetë biznesi i tyre po mban një erë shumë më të keqe se sa vetë plehrat që do të duhej që të pastronin. Kjo është një strategji krejtësisht e gabuar dhe është thënë disa herë edhe nga Banka Botërore dhe BE. Po ashtu edhe strategjia jonë e brendshme thotë se djegia e mbetjeve është hapi i fundit i kësaj strategjia.

Ne kemi bërë investime gjigande për fazën e fundit, gjë e cila është e gabuar. Kështu industritë përqendronte duke përdor nga lëndët ekzistuese. Po ashtu procesi në vetvete është e korruptuar ashtu sikurse po dëshmohet dita ditës. Ligji i prokurimeve publike thotë se shpenzimet e taksave të shqiptarëve duhet të bëhen me procedura dhe kritere që janë transparente. E gjithë procedura e incineratorit të Elbasanit janë bërë brenda një dite të vetme.

Xhepa shtoi se mjafton vetëm fakti i procedurave të shumta brenda një dite, për të vërtetuar se kemi të bëjmë me një praktikë të korruptuar.

Xhepa: Mjafton vetëm fakti i procedurave të shumta brenda një dite, për të vërtetuar se kemi të bëjmë me një praktikë të korruptuar. Deri më tani ka dalë vetëm çështja e incineratorëve, që është thënë prej kohësh. Fatkeqësisht shumë praktike të tjera që lidhen me PPP-të që bëhen pa garë dhe me oferta të pakërkuar janë thelluesish anti-demokratike dhe bien ndesh me një qeveri ekonomi të shëndetshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here