Erion Kristo me ton të ashpër ndaj bashkisë: Luftë me milingonat, po mbroni oligarkët, dhe po mësyni te pambrojturit…

0
359

Erion Kristo përmes një postimi në ‘Facebook’ i ka bërë thirrje bashkisë Tiranë që të gjejë një zgjidhje për shitësit ambulantë pasi mënyra si po i trajton do i sjellë më shumë dëme se përfitime.

Kristo thotë se kjo është një betejë të cilën do ta humbasë bashkia pasi nuk po kupton thelbin e problemit.

Ai thotë se kjo nuk është as çështje estetike, as çeshtje tatimore, as shtetformimi, mrojtje për oligarkët. Kristo u bën tjirrje gjithashtu të gjithë shoqatave dhe juristëve që ta godasin ligjërisht këtë dhunim të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Thirrje per Bashkine Tirane!
Menyra se si po veproni kundrejt shitesve ambulante, duke i keqtrajtuar dhe grabitur diten per diell, do ju sjelle me shume deme se sa perfitime. Jane me dhjetera video qe qarkullojne ne rrjetet sociale. Ato ndikojne ne uljen e popullaritetit tuaj. Nuk kam pare kurre institucion qe te punoje kunder vetes se vet.
Kjo lufte, eshte si nje lufte me milingonat. Do ta humbisni. Sepse ju nuk po kuptoni thelbin e saj. Nuk eshte ceshtje estetike, as ceshtje tatimore, as shtetformimi. Ju thjesht po mbroni oligarket, dhe po mesyni te pambrojturit. Ju grabisni pa procesverbal. Ju i ndani me njeri-tjetrin mallrat e grabitur. Ju nuk po e zgjidhni problemin. Ne gjithe boten tolerohen. Kurse ne gjithmone ndryshe nga bota. Ky harxhim i pamate energjie nuk ka asgje pozitive.
U bej thirrje gjithe juristeve dhe shoqatave qe ta godasin ligjerisht kete dhunim te qytetareve. Ti hiqet bashkise ky atribut.
Bashki! Gjej zgjidhje. Mos u bjer njerezve ne qafe.
Kush eshte dakord me mua, ta shperndaje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here