VENDIMI/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin, NUK shkarkon Presidentin Meta

0
146

 

Gjykata Kushtetuese nuk shkarkon presidentin Ilir Meta dhe ka rrëzuar vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, të datës 09 qershor 2021.  

Kreu i shtetit do të vijojë ushtrimin e detyrës deri në përfundimin e mandatit të tij kushtetues, 24 korrik 2022.

Në shqyrtim të kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës“, Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here