Skandali/ Klodian Zoto e Stela Gugallja boshatisën llogaritë bankare para se të arratiseshin

0
131

Të tjera detaje vijonë të dalin në dritë në lidhje me koncesionet e inceneratorëve.

Sot Komisioni Hetimor për inceneratorët vijon me marrjen në pyetje të dy administratorëve, Faraudin Arapi administrator “Integrated Technology Service” dhe Arjan Baçi administrator i “Albtek Energy”.

Por, mbledhja e sotme e këtij komisioni ka nxjerrë në dritë një tjetër skandal.

Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, dy personat e shpallur në kërkim pas hetimit të SPAK, për inceneratorin e Elbasanit, para se të largoheshin kanë boshatisur dhe llogaritë bankare.

Nga të dhënat financiare që kemi marrë nga zyra e kontabilitetit rezulton që shoqëria “Albtek” ka mjete financiare të pakonsiderueshme gati gati në zero dhe deri tani edhe shërbimet e incinerimit dhe landfillimit është bërë nga të ardhurat që ka pasur kompania Albtek deri në këto moment. Në momentin e marrjes në dorëzim ka disa llogari bankare. Janë 5 mijë euro.”-tha Arjan Baçi.

Më tej, deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se “Pra, ata që janë sot në kërkim kanë zbrazur llogaritë bankare dhe janë larguar”.

Ndërkohë, ndërhyri Arben Pëllumbi i PS, i cili i doli në krah kompanisë duke thënë: “Si i ka bilancet kompania nuk është detyra jonë.”

Sipas Baçit, “Në momentin që flasim nga impianti bëhet ladfillimi i mbetjeve, sepse gjëndja financiare ishte zero dhe për të mbajtur në punë incineratorin kanë nisur të gjitha procedurat dhe hapat konkretë për të vijuar punën me djegien e plehrave dhe prodhimin e energjisë elektrike.”

Gjithashtu u zbulua se në momentin e marrjes në administrim incineratori ishte funksional dhe prodhohej energjia elektrike por nuk shitej.

“Arkëtime nga shitja e energjisë elektrike nuk ka pasur Albtek, por prodhimi është bërë”-tha Baçi./CNA.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here