Arrestohet një 24-vjeçar për zjarrvënie të qëllimshme në Gjirokastër

0
50

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi akuzohet se u ka vënë zjarrin qëllimisht koshave me mbetje urbane.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet Dh. M., banues në Gjirokastër, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan shtetasin Dh. M., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30, në lagjen “Granicë”, i ka vënë qëllimisht zjarrin, koshave me mbetje urbane.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here