Xhaferri: Drejtorët e pushtetit vjedhin tendera për të blerë vota! Opozita ka bërë punën e drejtësisë

0
51

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri ka folur për skandalet që kanë përfshirë qeverinë dhe bashkinë e Tiranës, nga vjedhja e taksave, te blerja e votës.

Sipas Xhaferrit, Partia Socialiste ka krijuar një rreth vicioz, duke vjedhur dhe bërë para për të blerë vota nëpërmjet drejtorëve të pushtetit.

Kryetari i të rinjve demokratë, theksoi se opozita ka bërë detyrën e drejtësisë, duke grumbulluar fakte, dokumente, ka kapur përgjime dhe i ka nxjerr publikisht.

Drejtësia duhet të shkojë menjëherë ti ndalojë, ti hetojnë ti arrestojë dhe pastaj ti çojë në akuzë sepse krimi më i madh që ka ndodhur është vjedhja e zgjedhjeve’, tha Xhaferri.

Xhaferri: Përveçse një mekanizëm është një rreth vicioz të cilin e ka krijuar ky pushtet që kur ka ardhur prej 2013-ës me këtë qëllim, të pasurohen sa më shumë drejtorët e pushtetit, njerëz që nuk kanë pasur asnjëherë biznes në jetën e tyre dhe të majmen me dhjetra miliona euro tendera sepse partia është e sigurtë që ata do ti hedhin përsëri në zgjedhje për të fituar zgjedhjet dhe është një rreth vicioz i krijuar në një mënyrë profesionale, kjo është merita që ja japim këtij pushteti.

Kjo parti e ka krijuar një rreth vicioz vjedhin bëjnë para për të blerë vota apo ryshfete të tjera që mund të jetë edhe një asfalt elektoral i cili bëhet pa tenderim pa leje dhe pa u njoftuar nga bashkia, ku Belindi kapi edhe gjëra flagrante të cilat u anuluan më vonë.

Këto u bënë për të joshur edhe biznese të ndryshme që kanë qindra punonjës dhe garantojnë një seri votash është sistemi i sulltanatit të Edi Ramës që kërkon ca pashallarë ti ketë tërë kohës nën vete.

Ajo që ka bërë opozita dhe Belindi e shumë të tjerë është që kanë denoncuar me fakte në kohë dhe i vetmi mekanizëm që mund të thyejë këtë rreth vicioz është drejtësia po jo një vit pas zgjedhjeve, drejtësia ndërhyn në atë moment.

Nëse opozita ka bërë detyrën e drejtësisë, ka grumbulluar fakte, ka kapur dokumente, ka kapur përgjime dhe i nxjerr publikisht, drejtësia duhet të shkojë menjëherë ti ndalojë, ti hetojnë ti arrestojë dhe pastaj ti çojë në akuzë sepse krimi më i madh që ka ndodhur është vjedhja e zgjedhjeve. Çpo na duhet ne tani se drejtësia po voton pas një viti kur batërdia elektorale e 14 majit ndodhi, kur këta njerëz u ndjenë kaq të plotëfuqishëm sa nuk pyetën se çfarë bënë, dhe jo vetëm në Bashkinë e Tiranës por në gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm në zgjedhjet e 14 majit por edhe në ato të pjesshmet që ndodhën në korrik në Rrogozhinë dhe më vonë në shtator në Kukës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here