Presidenti Biden: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

0
95

SHBA mbetet partner i palëkundur i Kosovës, tha presidenti Joe Biden në letrën drejtuar  presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për përvjetorin e 14 të pavarësisë së Kosovës.

Biden tha se Uashingtoni vazhdon të mbështesë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, i cili  duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohje reciproke”, tha Biden .

Në urimin e tij për popullin e Kosovës për përvjetorin e pavarësisë, presidenti Biden tha Kosova në 14 vjetët e pavarësisë ka bërë përparim dhe është “shndërruar nga një demokraci e brishtë në një shtet të gatshëm për të ndarë përvojat e veta me botën”.

Biden tha se vitin e kaluar Kosova tregoi lidership në skenën ndërkombëtare.

“Nga ofrimi i strehimit të sigurt për të pambrojturit deri te forcimi i sigurisë globale dhe bashkëvendësja përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt, populli i Kosovës i ka dëshmuar botës trimërinë dhe bujarinë e tij”, tha Biden.

Kosova po strehon përkohësisht afganët që kanë ikur nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin e shtetit në gushtin e vitit të kaluar.

Ata, pasi të kalojnë proceset e verifikimit, do të vendosen në SHBA apo në ndonjë shtet tjetër të tretë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here