Menaxhimi i mbetjeve me inceneratorë, BB: Modeli mund ta kthejë vendin pas në sfidën e administrimit

0
89

Modeli përmes inceneratorëve që Shqipëria ka zgjedhur, jo vetëm që nuk është i duhuri, por mund ta kthejë vendin hapa pas në sfidën e menaxhimit të mbetjeve.

 

Është ky vlerësimi i Bankës Botërorë në studimin e titulluar “Forcimi i qëndrueshmërisë së Modelit të Rritjes së Shqipërisë”, ku ngrihet shqetësimi se nuk po respektohet hierarkia për mirë-administrimin e mbetjeve e cila nis me parandalimin, vijon me ripërdorimin, riciklimin, rikuperimin e që përmbyllet me trajtimin përfundimtar e asgjësimin.

 

 

Për Shqipëri, Bashkimi Europian cilësohet si një udhërrëfyes për zhvillimin e vendit. Po pse në rastin e menaxhimit të mbetjeve, nuk u impelementua në vend modeli që vendet e unionit prej vitesh aplikojnë?

 

Teksa në vend ka nisur sërish debati për qeset plastike, sipas Bankës kjo lloj mbetje mbetet edhe më problematikja për t’u menaxhuar si duhet.

 

Sipas Bankës Botërore, menaxhimi jo ashtu siç duhet i mbetjeve po dëmton Shqipërinë në dy nga sektorët që japin kontributin më të madh të ekonomisë së vendit si turizmi dhe bujqësia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here