Kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Elton Bano: Lushnja, qyteti 15 vjet pa investime në infrastrukturë

0
172

Kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për kreun e bashkisë Lushnje Elton Bano, së bashku me stafin kanë vizituar disa lagje të qytetit, ku kanë konstatuar se në 15 vitet e fundit nuk është berë asnjë investim në infrastrukturë.

Sipas denoncimit të Banos në Facebook, qytetarët i kanë paguar taksat rregullisht, por shteti nuk ka investuar për ata.

Gjithashut Bano thekson se mungesa e vemendjes në infrastrukture nuk duket vetëm në fshatra apo në rrethina të qytetit por fatkeqësisht edhe në lagjet më të vjetra të qytetit.

Postimi i plotë i Elton Banos:

Në 15 vitet e fundit nuk është berë asnjë investim në infrastrukturën e qytetit.

Qytetarët jo vetëm kanë paguar rregullisht taksat duke treguar ndershmëri po edhe me shpresën e përmirësimit të rrugëve.

Lagjet në foto janë disa nga më të vjetrat të qytetit të Lushnjes të cilat duhet të kishin një vëmendje të veçantë sepse mbartin histori dhe breza të tërë me fise të nderuara Lushnjare.

Taksat e qytetarëve të Lushnjes nuk arriten kurre në objektivat e premtuara sepse u përdorën për përfitime vetjake.

Rrugët mbeten pa ndricim, të paasfaltuara e me mungesë të theksuar sinjalistike, arsye këto që jo pak herë janë bërë shkaqe për aksidente të shumta.

Mungesa e vemendjes në infrastrukture nuk duket vetëm në fshatra apo në rrethina të qytetit por fatkeqësisht edhe në lagjet më të vjetra të qytetit.

Në datë 6 Mars, votojmë për të ardhmen, votojmë për ndryshimin!

#votoninumrin3

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here