Berisha me shtabin elektoral të Elton Banos: Asnjë votë për ‘kandidatin e bravës’! Ndryshimi, thirrja e çdo banori

0
90

Pas takimit me të rinjtë në Lushnje, ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një vizitë në shtabin elektoral me strukturat drejtuese të kandidatit të koalicionit Shtëpia e Lirisë, Elton Bano.

Në fjalën e tij para demokratëve, Berisha ka theksuar se ndryshimi është thirrja e çdo banori të Lushnjes dhe Shqipërisë dhe për të arritur fitoren e shumëpritur, duhet të sqarojnë çdo qytetar se vota për kandidatin e ‘Lulzim Bravës’ është një votë e humbur për PD-në.

Berisha: U përshëndes dhe shpreh falënderim dhe mirënjohje për punën që keni bërë deri më sot. Punë e mrekullueshme duket në fakt dhe e vërteta është se fushata juaj po rrezaton pozitivistet në të gjitha zonat e tjera dhe besimi këtu është i madh. Besimi është një nga faktorët më kryesorë pasi fitojnë vetëm ata që besojnë në fitore, ky është një ligj themelor, këtu shkalla e besimi është i lartë dhe fitorja është e sigurtë.

Ne në këtë fushatë faktikisht jemi në revolucion, vazhdojmë pavarësisht se tani merr një aspket tjetër por e theksoi se rëndësia e kësaj fushate për revolucionin tonë është e jashtëzkonshme. Fitorja jonë në këtë bashki dhe bashki të tjera shënon një kthese jashtëzakonisht të rëndësishme. Tani miqtë e mi, një bashki e qeverisur 15 vite nga socialistët dhe nuk mund të tregojë një bilanc pozitiv përveç abuzimeve, shpërdorimeve, injorimit të qytetarëve, fermerëve, përbën realisht një mëkat të votohet përsëri. Ndryshimi është thirrja e çdo banori dhe qytetari të Lushnjes.

Është në detyrën tonë që këtë ndryshim ta bëjmë konkret, të fitojmë votat dhe zemrat e tyre për Elton Banon. Pra ne kemi një favor të madh, deëshirën e pamohueshme të banorëve të Lushnjes për ndryshim. Kemi një avantazh të madh konsumin dhe diskreditimin e qeverisë qendrore dhe kjo është evidente. Politikat e saj shkatërruese për fermerët shqiptarë dhe ekonominë shqiptare në përgjithësi.

Më shkruante një djal, Baush Leka 24 vjeç i lindur në fshatin Hysgjokaj. I diplomuar në mastar shkencor Universitetin Bujqësor të Kamzës, mjekësi e bimëve. Kemi 1.6 hektar sera prodhimi por çdo ditë e më shumë po e vuajmë mungesën e punëtorëve. Ikin njerëzit. Po vazhdoi kështu edhe unë largohem për 6 muaj.

Ndaj dhe ne duhet të bëjmë çmos që mesazhin e ndryshimit ta përcjellim dhe ne jemi shumë serioz në premtimet tona, por nëse arrijmë dhe do arrijmë që në këto zgjedhje të firmoset ndryshimi, nuk ka forcë në botë që të ndalojë ndryshimin më tej në Shqipëri, si ortek do bëhet dhe ju garantoj që vendi do shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe PD-ja do rikthehet në pushtet, një forcë politike që ka eksperiecën e sukseseve dhe gabimeve të saj dhe ka mundësinë të hartojë programin më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në këtë fushatë, kemi një kandidat i cili ka vetëm vlerësime pozitive dhe fjalë të mira. Por jo se nuk kemi vështirësi në këtë fushatë, ku përpjekja e Edi Ramës për ti dhënë logon e partisë Lulzim Bravës, atëherë kjo nuk do të nënvlerësohet nga ju. Nuk vjen, nuk bënë fushatë dhe e di që është aq i nzxirrë dhe i zhvlerësuar dhe nëse identifikohet kandidati i tij me të, ai merr fund dhe nuk votohet. I lë kandidatët vetëm logon dhe duhet të jemi të vetëdijshëm që jo të gjithë kanë qartësinë tonë, shkon sy mbyllur dhe voton dhe thotë PD-në votova. Ndaj dhe këtu duhet të punojmë çdo minutë me çdo njeri që të saktësojmë se logoja jonë është ‘Shtëpia e Lirisë’.

Pretendimet dhe sulmet e koalicionin janë një amoralitet i vërtet i tyre, dhe e para, nëse ka një njeri që ka përfituar personalisht nga koalicioni me LSI-në është Lulzim Brava i cili u bë kryetar i Bashkisë Tiranë nga ai koalicion.

E dyta, ne kemi një objektiv, përmbysjen e këtij regjimi të bazuar mbi krimin vjedhjen drogën dhe ne për këtë ju garantoj që ishim të angazhuar tërësisht në procesin e brenshëm të partisë por me të përfënduar këtë do të vendosnim aleanca me LSI-në dhe të gjitha forcat që janë kundër këtij regjimi. Nëse përcakton një objektiv, duhet të krijosh frontin më të gejrë. LSI është opozitë kurse Lulzim Brava është në koalicion të shpallur dhe të pashpallur me Edi Ramën.

Nuk ka opozitë që voton borxhin e një qeverie. Por përse, sepse ekziston marrëveshja e bashkëqeveriësjes. Të votosh në parlament 720 milion euro borxhin e qeverisë, i cili me këtë shumë kalon në 103 % ti bënë një dënim të çdo shqiptari. Dhe ku shkojnë ato vetëm keqpërdorohen. marim vetingun, një proces që u përdor për gjueti shtrigash, e vërtetuar kjo, ku tre gjyqtarët e lartë, në vend që  të ishin të parët që ti afishonin, i’a mbajnë të fshehtë për ti përdorur. Dhe del dhe thotë që këtë e votoi Saliu në 2016 por jo unë nuk kam votuar këtë veting. Kam votuar kushtetutën por edhe sot e kësaj dite jam për veting edhe të gjyqtrëve, edhe të politikanëve edhe të policëve por të jenë transparent pasi qytetarët duhet ta dinë çfarë bëhet me rrogat që paguajnë për ne.

Jemi në këto rrethana që nuk duhet të nënvlerësojmë problemin e logos dhe e dyta të bëjmë gjithçka me çdo demokrat që njihni që të arsyetojnë të mos ketë asnjë mbështetje për Lul Bravën si patericë e Ramës. Duhet të qartësojmë çdo njeri që nuk na lidh asgjë me një politikan që ka dy dosje ndërkombëtare dhe ju them se seanca e dytë me prokurorinë belge ka qënë fatale. Askush nuk i’a ka fajet, i ka bërë vetë ato ai, ministër i Brendshëm që dekonspiron hetimet e belgëve, e bënë ose ka marrë një ryshfet të madh shumë ose është bërë palë e një loje tjetër korruptive.

Për këto të përpiqemi që të dalim më të bashkuar dhe të bindim çdo njeri që një votë për kandidatin e bravës është një votë e humbur për PD-në.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here