Berisha për Bashën: Rastisi ‘arrë me vrimë’. Ka dy hetime ndërkombëtare për lidhje me krimin

0
92

Lideri historik i PD, Sali Berisha akuzoi nga Lushnja Lulzim Bashën për lidhje me krimin, ndërsa shtoi se ndaj tij ka dy hetime të forta ndërkombëtare.

Gjatë takimit me të rinjtë e FRPD, Berisha u shpreh se ai e ka mbështetur më shumë se askush Lulzim Bashën me besimin se përfaqësonte një gjeneratë të re, por që rezultoi ‘arrë me vrimë’.

“Bëni gjithçka, të bashkohemi të gjithë si demokratë, asgjë nuk i lidh demokratët e Lushnjes me një njeri i cili është në dy hetime të forta ndërkombëtare për lidhje me krimin. Unë e kam mbëshetur më shumë se askush tjetër, me bindjen se përfaqëson një gjeneratë të re, por ai rastisi siç thotë populli arrë me vrimë, i prishur”, u shpreh Berisha përpara të rinjve të Lushnjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here