SHBA paralajmëroi pushtimin e Ukrainës nga Rusia/ Biseda telefonike mes Biden dhe Putin merr vëmendjen e gjithë botës

0
133

Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe e Rusisë, Joe Biden dhe Vladimir Putin, në kushtet e tensionit Rusi-Ukrainë, janë duke zhvilluar një bisedë telefonike.

 

Kjo bisedë telefonike po ndiqet me vëmendje të madhe nga publiku botëror për shkak të krizës në Ukrainë.

 

Sipas AP, Putin dëshironte që biseda telefonike të bëhej të hënën, por ajo u vendos për sot, pas këmbënguljes nga pala amerikane, duke pasur parasysh se shërbimet e inteligjencës amerikane kanë informacione se së shpejti Rusia mund të pushtojë Ukrainën.

 

Më herët sot, Putin foli me presidentin francez Emanuel Macron dhe të premten, Biden zhvilloi një bisedë virtuale me aleatët më të rëndësishëm të NATO-s dhe Bashkimin Evropian.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here