Ekstradohet drejt Italisë Baki Çoku, akuzohet për terrorizëm

0
125

 

Gjatë ditës së djeshme janë kryer dy ekstradime nga Shqipëria në Itali të realizuara nga Interpol  Tirana. Nga zyra qendrore e Interpol Tiranës është kryer ekstradimi nga Shqipëria drejt Italisë i shqiptarit Baki Çoku, 40 vjeç, lindur në Lushnjë. Gjykata e Milanos me vendimin e datës 29 qershor 2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprimtari kriminale me qëllime terroriste”. Në kuadër të një hetimi të gjerë të kryer nga autoritetet italiane, ka rezultuar se me datë 17 shtator 2014, Baki Çoku, ka organizuar martesën e një shtetase italiane me një shtetas shqiptar me qëllim vajtjen ne Siri, dhe pjesëmarrjen në konfliktin e armatosur. Gjithashtu po dje nga Zyra e Interpol Tiranës është bërë u krye ekstradimi nga Shqipëria drejt vendit Italisë, i shtetasit shqiptar, Erdiol Çelaj, 27 vjeç, lindur në Elbasan. Gjykata e Xhenovës në datën 9 maj 2014, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Trafikim i lëndëve narkotike”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre në Elbasan, dhe në Lushnjë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here