“Diploma”   / Drejtori i Ujësjellësit e biznesmenë në pranga për korrupsion dhe abuzime

0
136

Plumba ndaj policisë, në pranga 4 të rinj të akuzuar për vjedhje me dhunë

 

 

Altin Cenolli akuzohet për veprat penale të korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës. Për Prokurorinë e Elbasanit, Cenolli dyshohet se ka kryer disa veprime abuzive në rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe instalimin e matësve të rinj

 

Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Altin Cenolli, dhe disa persona të tjerë janë vënë në pranga, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Me kërkesë të Prokurorisë, policia e Elbasanit ka prangosur drejtorin e ujësjellësit të këtij qyteti. Altin Cenolli akuzohet për veprat penale të korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës. Për Prokurorinë e Elbasanit Cenolli dyshohet se ka kryer disa veprime abuzive në rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe instalimin e matësve të rinj. Hetimi për zyrtarin ka filluar pas referimit të bërë nga policia. Gjithashtu gjatë periudhës së hetimit grupi hetimor konstatoi se Cenolli kryente rolin e sekserit tek pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” për të dhënë nota kaluese për studentët kundrejt pagesave. Nga veprimet e Prokurorisë rezultoi se ish-drejtori i Ujësjellësit bashkëpunonte me shtetasit Gazmend Laloshi biznesmen dhe Jani Musli. Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Diploma”.

 

Operacioni

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:00, oficerët e Krimit Ekonomik e Financiar në Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit dhe Forcat Operacionale kanë finalizuar operacioni “Diploma”, duke ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për disa persona. Në pranga janë vënë, Altin Cenolli, 37 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan. Ky person akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”. Jani Muslli, 22 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shofer pranë Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan. Edhe ky akuzohet për “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”. Gazmend Laloshi, 49 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Administrator i firmës “SARA EVENT” në Elbasan, nën akuzën e “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu është arrestuar edhe Manjola Tavanxhi, vjeç 31, banuese në Elbasan, me detyrë Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti Ekonomik Elbasan. Ndërkaq në hetim në gjendje të lirë janë edhe dy pedagoge të Elbasanit: A. Gj., 38 vjeçe pedagoge pranë Fakulteti Ekonomik Elbasan dhe R. T., 38 vjeçe, edhe kjo pedagoge pranë Fakulteti Ekonomik Elbasan.

 

Akuzat

Arrestimi dhe ndalimi i këtyre personave është bërë pasi Altin Cenolli dhe Gazmend Laloshi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërhyrë tek pedagoget e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i “Ekonomikut” Manjola Tavanxhi, A. Gj., dhe R. T., për të marrë nota kaluese në disa lendë dhe për të siguruar kredite të mjaftueshme për mbrojtjen e diplomës për shtetasin Jani Muslli, i cili ishte student pranë këtij fakulteti, duke paguar për çdo provim nga 200 Euro. Po vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale për ekzekutimin e urdhrave iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here