Intervista për TV malazez, Rama: Sorosin dhe Erdogan i kam miq të mirë

0
115

Marrëdhëniet e ngushta të kryeministrit Rama me multimiliarderin amerikan George Soros dhe djalin e tij Alexander, janë tashmë të njohura jo vetëm në Shqipëri dhe në rajon, por thuajse në të gjithë botën.

 

Në një intervistë për televizionin malazez “A Plus”, Rama teksa ka folur për miqësinë e tij me Soros dhe presidentin turk Recep Tayyip Erdogan e ka quajtur një ‘duel në shkallë botërore’.

“Unë jam, për shembull, një mik shumë i mirë me George Soros dhe Recep Tayyip Erdogan. Ju e dini. Dhe ky është një nivel më i lartë konflikti. Le të themi gjithashtu, një duel në shkallë botërore”, ka thënë Rama.

Rama foli edhe për problemin e Kosovës, marrëveshjen e propozuar franko-gjermane mes Beogradit dhe Prishtinës, marrëdhëniet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të cilin nuk hezitoi të bëjë ‘avokatin’ si gjithmonë.

E ndoqa deklaratën e fundit të presidentit Vuçiç nga Davos dhe mendoj se ishte mjaft e respektueshme duke pasur parasysh mënyrën se si ai shprehu nevojën për të ecur përpara. Sigurisht, në mënyrën e tij karakteristike shumë të veçantë të komunikimit, por ai tregoi respekt”, komentoi Rama.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here