Braimllari: Kemi fakte që Basha ndan interesa personale me qeverinë, teatër komisioni për inceneratorët

0
91

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari akuzoi Lulzim Bashën se ka një marrëdhënie për të kaluar gjithçka në dorë të Edi Ramës. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCNTV Braimllari tha se Rama po thellon pushtetin monist dhe Basha merret me interesa biznesi, duke shtuar se LSI ka fakte se të afërm të kryedemokratit kanë pasur marrëveshje koncesionare me qeverinë.

Jemi në terren për të pasur një rezultat pozitiv në 6 bashkitë. Kemi përkrahur disa kandidatura që kanë marrë mbështetje nga anëtarësia, ndërkohë që kemi Bashën që ka zgjedhur kandidatët pa asnjë mekanizëm. Basha ka vendosur të ndajë interesat personale me qeverinë. Ne kemi fakte, edhe kur janë vendosur të lihen mandatet, ky zotëria e përdori për interes personal. Të afërm të tij kanë vendosur një javë më pas marrëveshje koncesionare me qeverinë”, tha sekretari i LSI.

Sa i takon vendimit për presidentit Ilir Meta për rikthim te LSI, Braimllari tha se ky është një vendim personal i tij.

Se çfarë ndodh në 24 korrik është vendimmarrje e tij. Do të jetë zgjedhja e tij për t’iu bashkuar qytetarëve”, tha Braimllari duke iu referuar Metës.

Duke u ndalur te shtyrja e afatit të komisionit hetimor për inceneratorët, Braimllari tha se palët bëjnë teatër, duke shtuar se nuk e pranuan LSI-në në komision pasi nuk donin zbardhjen e aferës.

LSI është  e para që ka bërë kallëzim për këtë çështje. Këta personazhe kanë deformuar vullnetin e zgjedhjeve sepse janë katër mandate. Cështja e inceneratorëve kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal, kemi përfshirjen e Edi Ramës, ministrat, sekretari, kryetarët e bashkive dhe zyrtarë të nivelit më të ulët. Fokusi duhet të jetë te kryeministri.  Presim nga drejtësia që të avancojë në këtë çështje që të zbardhet e vërteta. Sa i përket komisionit hetimor të dy palët bëjnë teatër, nuk janë aty për ta zbardhur të vërtetën, por për ta mbyllur. Fakti që refuzuan LSI-në që ka dosje dhe prova tregon që nuk janë aty për ta zbardhur, por për ta mbyllur të vërtetën. Kjo zvarritje më duket një lojë që nuk do të mbarojë kurrë. Nëse do të mbyllësh një çështje hap një komision”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here