Kuvendi falsifikoi dokumentet/ Kalaja: Kushtetuesja bëri grusht shteti, maxhoranca ndikon te ligjet

0
119

Sot, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka publikuar fakte sesi Kuvendi po falsifikon dokumente, që të shkarkojë nga detyra kreun e shtetit shqiptar.

Juristja Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri Tv, deklaroi se Gjykata Kushtetuese ka bërë grusht shteti, duke shtuar se maxhoranca po ndikon te ligjet.

“Kjo maxhorancë ka tendencë që të ndikojë tek ligjet, tenton të kapë pushtetin legjislativ. Ky pushtet ne e dimë se çfarë prodhon e duke kapur këtë pushtet, ndarja e pushteteve nuk ka më as sens. Kushtetuta thotë se presidenti shkarkohet për aktet që bën dhe jo deklaratat që thotë.

Sot ambasadorët pozojnë në SPAK, BKH etj. Për mua sot GJK ka bërë grusht shteti, sepse aktet korruptive e ligjet speciale janë grusht shteti. GJK sot duhet të ndërpriste gjykimin”, deklaroi Kalaja.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here