Aksident në Korçë, makina del nga rruga e përfundon në kanal. Plagosen dy persona

0
152

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur  në rrugën Korçë-Drithas, Maliq.

Policia bën me dije se një mjet tip “Hyundai”, ka dalë nga rruga e për pasojë janë plagosur shtetasit B. L., 21 vjeç, banues në Vlorë dhe S. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhetn në kujdesin e mjekëve.

Më datë 07.02.2022, rreth orës 17:20, jemi njoftuar se në rrugën Korçë-Drithas, Maliq, sapo kalon urën e këtij fshati, ka dalë nga rruga mjeti tip “Hyundai” dhe për pasojë janë dëmtuar shtetasit B. L., 21 vjeç, banues në Vlorë dhe S. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, të cilët u dërguan për në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here