“Flasin shkresat për ty”- Zyrtarët e LSI reagojnë pas denoncimit të këshilltarit të Presidentit: E bënë Gramozin falsifikator tani që nuk është më

0
128

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar pas denoncimit që këshilltari I Presidentit Meta, bëri ndaj Kuvendit, ku theksoi se institucioni I legjislativit ka falsifikuar provat e depozituara në Gjykatën Kushtetuese. 

Caka komentoi deklaratën e Taulant Ballës, teksa tha se Partia Socialiste me shkresat sipas tyre të manipuluara që depozitoi në Kuvend, po shfaq si falsifikator Gramoz Ruçin.

“Iku Taulanti, por nuk pranoi asgjë ! “Te respektojmë Gjykatën Kushtetuese dhe te heshtim” thote… Ahahahahahahahahaaaa te heshtesh posi o Taulant, se e bete Gramoz Ruçin falsifikator, e qelbet tani qe nuk eshte me.

Hesht o Taulant hesht, hesht se flasin shkresat per ty!” thekson ish-deputetja e LSI.

Nga ana tjetër, edhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i e ka quajtur i ‘skemë moniste’ falsifikimin e dokumenteve nga Kuvendit.

“Kuvendi i Shqiperise falsifikon dokumentat. Skeme tipike moniste.

Duhet hetim i thelluar qe te zbardhet e verteta. Boll me me parlament falsifikatoresh.

Koha per drejtesi”, shkraun ai.

Ndërsa deputetja Erisa Xhixho ka akuzuar maxhorancën se po vazhdon të funksionojë mbi bazën e paligjshmërisë.

“Provat e paraqitura sot nga Institucioni Presidentit të Republikës  në Gjykatën Kushtetuese mbi manipulimin e provave nga ana Kuvendit është dëshmia e qartë se kjo maxhorancë vazhdon të funksionojë mbi bazën e paligjshmërisë .

Kjo është një ngjarje shumë e rendë që kërkon menjëherë detyrimin për një hetim të plotë dhe vënien përpara drejtësisë të kujdo që merr guximin e shkeljes së ligjit në një proces të hapur dhe me interes të madh publik kundër Institucionit të vetëm që nuk kishte kapur Rilindja.

Ky veprim fatkeqësisht tashmë është në qasjen e kësaj maxhorance dhe kur kjo bëhet ndaj Kreut të Shtetit në Gjykatën Kushtetuese imagjinoni çfarë ndodh ndaj qytetarit të thjeshtë që përballet me drejtësinë dhe me këtë maxhorancë në çdo hallkë të administratës publike .

Se çfarë ndodh me pasurinë publike dhe me interesat e qytetarëve “, thekson ajo.

Ndërsa ish-deputetja, Floida Kërpaçi e ka quajtur si skandaloze manipulimin e firmës së kryetarit të Kuvendit. “Zyrtarët e Kuvendit të Shqipërisë paskan manipuluar dokumenta me firmën e Kryetarit të Kuvendit!!

Kjo është skandaloze për një republikë parlamentare, ku Kuvendi duhet të jetë baza e sistemit demokratik.

Por kjo është normale për një vend si i yni, ku rezultati i zgjedhjeve ndikohet nga korrupsioni qeveritar, krimi, paratë e pista.

Këto dokumenta janë manipuluar nga Kuvendi, me synim diktimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për Kreun e Shtetit, sipas interesave të mazhorancës qeverisëse!

Ndërsa Gjykata Kushtetuese është në provën e parë reale për integritetin e saj, ky skllavërim i Kuvendit të Shqipërisë ndaj ekzekutivit, tregon sa të pambrojtur janë qytetarët shqiptarë nga abuzivizmi i pushtetit”, shkruan Kërpaçi.

Pas daljes nga mbledhja e Gjykatës Kushtetuese, Taulant Balla si përfaqësues i Kuvendit u shpreh se nuk do komentojë vendimin e gjykatës dhe se do presë vendimin përfundimtar.

 

 

Silva Caka

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here