Kapja e shtetit/Si u shndërruan Rama dhe ministrat në avokatët e çmimit rekord të karburanteve

0
96

Pak ditë më parë Shqipëria u rendit në vendin e 35 të Transparency International për perceptimin e korrupsionit, krah vendeve të tjera të varfëruara nga ky fenomen. Renditja e administratës shtetërore si një nga më të korruptuarat në Europë nuk habit më askënd. Rastet e marrjes së ryshfetit nga policët, mjekët, mësuesit dhe punonjësve të tjerë shtetërorë janë rutinë.

Por një rast i mirë për të kuptuar se sa të kapur janë qeveritarët e niveleve më të larta të qeverisë ka qenë kjo e enjte, kur në rrjetet sociale nisën të qarkullojnë sharjet, cinizmi dhe ankesat për çmimin e naftës. Menjëherë kryeministri dhe ministrat u vunë në lëvizje.

Paradoksalisht, ata nuk flasin për masat që do të marrin për t’i zbutur efektet e rritjes së çmimit, por në vend të kësaj e justifikojnë, madje paralajmërojnë rritje të tjera.

Ka qenë ekzemplare papërgjegjshmëria e Ministres së Financave, Delina Ibrahimi këtë të enjte, që u shndërrua në zëdhënëse e oligarkëve të karburantëve duke paralajmëruar rritje akoma më tej të çmimit të karburanteve në muajt në vazhdim. Kur gazetarët i krahasuan çmimin e naftës në Shqipëri me atë të Zvicrës, Ibrahimi u tha:

“Çmimi i naftës në Shqipëri, njësoj si në Zvicër? Do të publikojmë një analizë të detajuar. Do ta bëjmë publike që të gjithë të jenë të qartë se sa është pesha e taksave dhe e rritjes së çmimit dhe pse rritja me 8 lekë është ndikuar apo jo. Çmimet e bursës për naftën kanë muaj që kanë në rritje, ka që në vitin 2020, rritja do të vazhdojë edhe për një 6-mujor tjetër” tha Ibrahimaj.

Sinqeriteti i Ibrahimit u parapri nga një fjalim i Arben Ahmetajt në parlament. Ai tha se edhe në 2009, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, çmimi i naftës ka qenë i njëjti.

“Sa është çmimi sot i naftës? Sot është midis 190 lekë dhe 194 lekë. (Përgjigjet sallës) Po, unë falas e kam, se unë lëviz me këmbë. Ky çmim ka qenë vetëm në 2009. Cila është diferenca? Taksa e qarkullimit ka qenë 7 lekë atëherë, sot është 27 lekë. Pse ka qenë çmimi njëlloj kur taksa ka qenë më e ulët? Cila është arsyeja. Të thuash që e ka pasur fajin qeveria e atëhershme, është naivitet. Siç është sot naivitet ajo që thoni, qeveria, qeveria, qeveria. Ka të bëjë me tregun, ka të bëjë me strukturën e çmimit. është hequr ngarkesa nga makinat dhe është vendosur te çmimi i naftës. është hequr taksa, qoftë cilindrata dhe një qeveri është sovrane të vendosë një strukturë çmimi dhe taksimi në favor të efektivitetit fiskal. Pyetja ngelet. Nuk i ikim dot, Pse në 2009 dhe 2010 çmimi ishte 192 dhe 193 dhe taksa 7 lekë, dhe sot është po aq por taksa 27 lekë” u shpreh Ahmetaj.

Ndërkohë Edi Rama ka preferuar ta kalojë lumin me një gënjeshtër aq të trashë, sa edhe ai vetë vështirë ta besojë. Ai tha se për të përballuar rritjen e çmimit të naftës, ai do t’u rrisë rrogat qytetarëve. Vendin për ta lëshuar këtë “lajm” e gjeti mes komenteve të qytetarëve në Facebook.

“Nuk ka 7 taksa ne cmimin e naftes e para dhe e dyta, vendet e tjera me te cilat krahasojne cmimet ata qe flasin per taksat, ato taksa i kane jashte cmimit, dmth o i paguan kur nget makinen o i paguan edhe po se ngave makinen, mjafton te kesh makine! Keshtu qe nuk do ndryshonte gje per xhepin e drejtuesve te automjeteve, sepse ato detyrime ne nje menyre a nje tjeter nuk hiqen” ka shkruar Rama në silin e tij alla “çun lagjeje”.

Çfarë i detyron qeveritarët të bëhen avokatë të rritjes së çmimit të naftës? Arsyet mund të jenë vetëm ato që shkruhen në raportet katastrofike të perceptimit të korrupsionit, ku flitet për kapjen e shtetit, oligarkinë dhe qeverisjen nga interesat klienteliste të biznesmenëve të fuqishëm.

Megjithatë mbetet për t’u parë shifra që do të arrijë profecia e Ministres së Financave, për rritjen e mëtejshme të çmimit të naftës. Jemi ende në fillim të mandatit të tretë./Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here