Sipas njoftimit të Policisë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.
Policia e Kavajës ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi i cili 3 ditë më parë aksidentoi për vdekje me makinë shtetasin me iniciale Ç.B., 27-vjeç i cili po udhëtonte me biçikletë dhe pas kësaj u largua nga vendi i ngjarjes.
Burime për Fax Web bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Aulen Xhani 46-vjeç, banues në Kavajë i cili njihet ndryshe në qytetitn ku jeton edhe si Len Qorri.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se ndalimi i tij është bërë rreth 6 orë më parë ndërkohë që Policia sapo e ka bërë njoftimin për mediat.
Deklarata e plotë e Policisë:
Kavajë
Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit Ç. B., të ndodhur më 12 shkurt 2019 në qendër të qytetit të Kavajës.
Shërbimet e Policisë Kavajë pas një pune të mirëorganizuar hetimore bënë arrestimin e shtetasit:
A.Xh 46 vjeç, banues në Kavajë
Ky shtetas dyshohet se më datë 12 shkurt 2019, në qendër të qytetit të Kavajës ka aksidentuar me pasojë vdekjen biçiklistin Ç. B., 27 vjeç dhe pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.